Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë tha për mediat se do të hedhë në diskutim mbylljen e plotë të rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat.

Ai theksoi se qeveria është në dilemë për të vendosur filtra apo të marrë masa drastike në mbylljen e rrjeteve sociale që janë kthyer në burim dhune.

Rama: Çdo prind është dëshmitar i faktit që presioni i tërheqjes nga ekranet e smartfonëve bëhet i përballueshëm, jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike duke ndjekur se çfarë bëjnë vendet e tjera për ta ulur këtë presion gjithnjë e më të frikshëm, janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia, ku po ndalohet përdorimi i aksesit për fëmijët, deri tek Franca që po bën vendosjen si kusht për hapjen e llogarive të fëmijëve nën 15 vjeç.

Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të ecim edhe ne në drejtim të vendosjes së filtrave kur në të gjitha eksperiencat e deritanishme mësojmë se efektiviteti i tyre është i ulët ndërkohë që stimujt e dhunës në botën online vetëm rritet, apo të ndërmarrin masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok dhe SnapChat në Shqipëri.

Duke folur në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së qeverisë ai u shpreh se “Tragjedia e nxënësit 14 vjeçar, e familjes së tij dhe komunitetit të shkollës Fan Noli është shumë e madhe për t’u futur në perimetrin shumë të ngushtë të sherrit të një pseudo-elite politike dhe mediatike e cila përditë, përnatë, devijon çdo interes kombëtar dhe publik, çdo problem apo ngjarje dhe deri çdo fatkeqësi dhe tragjedi në kanalin e llumit të interesave të veta për pushtet dhe për biznes me ndjenjat dhe hallet e popullit”.

Sipas kreut të qeverisë “Kjo tragjedi duhet të na bashkojë si prindër dhe si qytetarë për të kuptuar se gjithsecili prej nesh duhet të marrë përsipër më shumë në pjesën e vet të frontit për mbrojtjen e fëmijëve, i cili nis brenda mureve të shtëpisë, vazhdon brenda mureve të shkollës dhe shtrihet kudo ku zhvillohet jeta e fëmijëve tanë përfshi dhe ekranet e TV ku shumica dërrmuese e atyre që derdhin lot krokodili për Shqipërinë dhe popullin janë në fakt lëvrues të papërgjegjshëm të gjuhës së dhunës dhe herë pas here nxitës të hapur të dhunës, duke përfshirë edhe vetë sallën  Parlamentit të Shqipërisë që është një shkollë e hapur dhune dhe nxitje e gjuhës së dhunës”.

Jemi duke punuar intensivisht për ngritjen e një sistemi digjital për kontrollin e shkollave, me kamera inteligjente në çdo rrugë dhe rrugët e qytetit. Po punojmë për këtë projekt me qeverinë.

Në rritjen e sigurisë dhe rezultatet mbresëlënëse për rritjen e sigurisë dhe uljen e bullizimit nëpër shkolla, së shpejti do ta prezantojmë publikisht dhe do të nisim punën për zbatimin e tij që synojmë ta mbyllim në harkun e 20 muajve, ndërkohë që hap pas hapi shkollat do të pajisen me këtë sistem.

Prej disa vitesh kemi ndaluar hyrjen e telefonave në shkollë, me punonjësit e sigurisë dhe psikologët, që kanë sjellë rezultate por me mbikëqyrjen e klasave dhe shkollave, prindërit do të mund të shohin çdo gjë që duan për fëmijët e tyre.

Tragjedia e 14-vjeçarit, e familjes së tij dhe shkollës është shumë e madhe për tu futur në një pseudo sherr që dëmton përditë dhe përnatë.

Kjo tragjedi duhet të na bashkojë si prindër dhe qytetarë për të kuptuar se secili prej nesh do të duhet. I cili nis brenda mureve të shtëpisë dhe vazhdon brenda mureve të shkollës.

Për ata që derdhin lot krokodili, janë lëvrues dhe nxitës të dhunës duke përfshirë edhe vetë sallën e parlamentit që është një shkollë e hapur dhune dhe nxitje të dhunës. Unë jam i vetëdijshëm që në pjesën time të frontit të bëjmë së bashku të gjitha gjërat e mundura për të lehtësuar presionin hatashëm të rrjeteve sociale.

Pres reagimet në lidhje me qasjet që duhet të kemi ndaj Tik Tok, Snapchat ose të dyjave bashkë. Janë dy burimet më pjellore të çoroditjes dhe nxitjes së dhunës dhe të akteve të bullizmit deri edhe tragjedisë si kjo e fundit, nga e cila duhet me patjetër të gjithë së bashku të dalim si shoqëri dhe shtet me një përgjigje sa më efektive”, deklaroi Rama.