Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe foli për rreziqet që i parashtrohen gjuhës sonë.

Kreu i qeverisë u shpreh se sot jetojmë në kushtet e një presioni të gjuhës shqipe, që vjen si rezultat edhe i rrjeteve sociale.

“Ky është një falënderim që lidhet me një ndjesi befasie që unë personalisht përjetova nga niveli i konkursit dhe nga fakti që duke parë ata nxënës të konkurrojnë në këtë lëndë jo të lehtë. Kjo kur me tepër jetojnë në kushtet e një presioni kundër gjuhës shqipe. Kjo si rezultat i rrjeteve sociale. Ju them që mendova se ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli që kërcënon gjuhët në tërësi dhe vetë rrënjët e njerëzimit në përgjithësi.

Në vitin 1972, asokohe isha në klasën e dytë, Eqerem Çabej ka publikuar një ese për gjuhën shqipe. Në atë ese Cabej shkruan ‘shqiptari ka pasur shumë emra, por gjuha është 1. Mendime ka që të ketë dalë nga emri i shqipes, emri nga shpendi qysh prej kohës së Skënderbeut’.

Sot ky Kuvend i Gjuhës Shqipe është përmbajtjesor për disa arsye të rëndësishme, në përvjetorin e 116 të miratimit të alfabetit. Është një moment kur shqipja bëhet faktikisht edhe përmes kësaj date të veçantë, një përkatësi e përbashkët për të gjithë ne.”, u shpreh Rama.