Ka nisur protesta e paralajmëruar pas vrasjes të 14-vjeçarit Martin.C nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Prindër të nxënësve e qytetarë janë mbledhur në një protestë pranë shkollës ku me lot në sy kanë shprehur indinjatën e tyre lidhur me ngjarjen. Një nga të pranishmet u shpreh se shteti duhet të marrë masa për këtë ngjarje duke kërkuar dënim kapital për autorët.

Pasi kanë protestuar pranë shkollës qytetarë e prindër janë nisur në një marshim drejt Ministrisë së Arsimit.