Me kërkesë të Prokuroria e Posaçme, GJKKO ka lëshuar 21 masa sigurie në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
SPAK bën me dije se masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:
Arrest me burg – 18 persona (përfshire ish-gjyqtarin Zihni Shahu dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);
Arrest në shtëpi – 1 avokat;
Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – për 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.
SPAK ndërmori këtë të hënë një operacion të madh për goditjen e grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit.
Në prangat përfunduan dy ish-gjyqtarë të Elbasanit, Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Ky i fundit ka qenë edhe drejtues i Gjykatës së Elbasanit.