Para Ministrisë së Arsimit ka nisur protesta e dytë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Prindër dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu si përgjegjëse për mosfunksionimin e sigurisë në shkolla në rastin tragjik të të miturit.
Ndryshe nga marshimi i disa ditëve më parë ku pjesëmarrja ishte masive, pjesëmarrja në protestën e sotme ishte e vakët gjë që është vënë në dukje nga vetë protestuesit.
Të pozicionuar para Ministrisë së Arsimit, qytetarët bëjnë thirrje për dorëheqjen e ministres pasi e bëjnë përgjegjëse për dështimin e sigurisë në shkollë, bashkë me hallka të tjera që nuk kanë funksionuar siç duhet.
Mes protestuesve pjesë ishte edhe motra Egli Pogës, i cili humbi jetën pak muaj më parë, pasi u dhunua nga Denis Meçe, ngjarje e ndodhur në qytetin e Pogradecit.
Në fjalën e saj ajo iu drejtua edhe nënës së autorit të vrasjes së Martinit, duke i thënë se duhet të dalë dhe të flasë
I mituri Martin Cani u vra me thikë pranë shkollë Fan Noli, 1 javë më parë nga 14-vjeçari M.L, pas një konflikti verbal që të miturit, të dy nxënës të shkollës në fjalë kishin pasur më herët.