“Terroristët nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre,” tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot në parlament, disa orë pas sulmit terrorist në mes të Ankarasë.

“Kriminelët që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve nuk i kanë arritur qëllimet e tyre dhe nuk do t’i arrijnë kurrë”, tha ai.

“Turqia nuk pret më asgjë nga Bashkimi Evropian që na bëri të durojmë në derën e tij për 40 vjet”, tha presidenti turk në një tjetër pikë të fjalimit të tij.

“Ne i kemi mbajtur të gjitha premtimet që i kemi bërë BE-së, por ata nuk kanë mbajtur pothuajse asnjë prej tyre,” tha Rexhep Tajip Erdogan në fillim të mandatit të ri parlamentar, duke shtuar se ai nuk do të tolerojë “kërkesa apo kushte të reja në procesin e anëtarësimit të Turqisë.Sakaq, kujtojmë se furgoni i dy terroristëve u ndal jashtë Ministrisë së Brendshme të Turqisë, në Ankara pak sekonda para shpërthimit shumë të fuqishëm që ndodhi.

Më pas, njëri nga dy sulmuesit shihet duke ecur me shpejtësi drejt portës së ministrisë, ndërsa i dyti shkon në pjesën e pasme të automjetit dhe qëllon me raketa me një armë antitank të tipit LAV. Si pasojë e reagimit të policisë, u vranë dy kamikazët, ndërsa u plagosën lehtë edhe disa efektivë turq.