1515 regjistrime te reja në universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, vetëm në dy fazat e para, shifër kjo e cila ka një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë e cila ishte 1700 regjistrime për dy fazat e para.

Rektorja Kseanela Sotirofski ka treguar për Report Tv se priten dhe regjistrime të tjera në fazat në vijim për të arritur të flitet për një rezultat përfundimtar sesa degë rrezikojnë mbylljen.

Deri në tani degët më pak të zgjedhura janë ato të Guidës Turistike, Filozofi-Sociologji dhe dega e Historisë, ndërsa degët më të preferuara për studentët kanë qenë degët e Financës, Infermierisë, dhe disa programe studimesh profesionale.

Sakaq faza e tretë e regjistrimeve përfundon me datë 18 tetor, nga ku do të mësohet dhe fati për degët e rrezikuara dhe për numrin total të regjistrimeve në UAMD, ndërkohë që deri më tani janë plotësuar 75% e kuotave.