Presidenti Bajram Begaj ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi, ditën e djeshme në Tiranë.Përmes një postimi në “Facebook”, Begaj ka kërkuar nga organet ligjzbatuese që ta ndjekin me vëmendje dhe ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje.

“Dënoj dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi. Dhuna e çdo forme është e papranueshme. Inkurajoj organet ligjzbatuese që ta ndjekin me vëmendje dhe ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje”, ka shkruar Begaj.