Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka zbardhur detaje në lidhje me diskutimet në Konferencën e Kryetarëve, teksa u vendos që seanca e posaçme në Kuvend ku do të miratohet dhe një rezolutë kundër sulmit në Kosovë.
Ai tha për mediat se qëllimi është që të dilet me një qëndrim të përbashkët për këtë çështje, bashkë me maxhorancën.
“Qëllimi i përbashkët ka qenë që të dilet me një qëndrim të unifikuar të të gjitha grupeve parlamentare mbi këtë çështje. Kryetari i Komisionit të Politikës së jashtme dhe nënkryetari të punojnë së bashku për një draft të unifikuar. Ne kemi kërkuar që kjo axhendë të futet në rend dite një orë e më parë. Është rënë dakord që të kemi më 12 tetor një seancë dedikuar Kosovës, dhe koha e debatit të jetë rreth 5 orë.”, tha Bardhi.