Shpallet i pafajshëm Alqi Bllako për inceneratorin e Elbasanit. Vendimi u mor nga GJKKO. Ndërkohë ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka është dënuar me 5 vjet e 8 muaj burg.
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar disa prej akuzave të ngritura nga SPAK lidhur me Inceneratorin e Elbasanit. Kështu, ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako u shpall i pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, teksa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4 vite burg. Për këtë akuzë i pafajshëm u shpall edhe ish-ministri Lefter Koka, por ai u dënua me 5 vite e 8 muaj burg për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Atij iu konfiskuan edhe aksionet në kantinën e pijeve që janë në vlerën 3.7 milion euro, vlerë e njëjtë me korrupsionin e kryer prej tij. Sa i takon biznesmenëve të inceneratorëve në kërkim Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, u pranuan kërkesat e Prokurorisë, duke u dënuar me gjykim të shkurtuar me nga 6 vite e 8 muaj burg secili.
Për Stela Gugalljan u pranua gjithashtu kërkesa e SPAK duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar. Pëllumb Abeshi, Bardhyl Çabiri dhe Jonida Zeqo u dënuan respektivisht me nga 2.8 vite burg po me gjykim të shkurtuar. Serafin Papa u dënua me 1 vite e 4 muaj burg, teksa i shuhet masa e sigurisë arrest shtëpie, pasi ka përfunduar koha e dënimit gjatë qëndrimit në paraburgim dhe arrest shtëpie. GJKKO vendosi që kompanitë Albtek shpk dhr integrated energji, të hiqet titulli i subjektit juridik dhe aksionet e tyre ti kalojnë shtetit.
Vendimet e GJKKO për inceneratorin e Elbasanit:
Lefter Koka 8.6 me gjykim te shkurtuar, 5.8—- i ra akuza e shpërdorimit
Klodian Zoto 10 vite burg, gjykim i shkurtuar 6.8
Mirel Mertiti 10 me vite, gjykim i shkurtuar 6.8
Stela Gugallja 7 vite, gjykim i shkurtuar 4.8
Alqi Bllako shpallet i pafajshëm
Pellumb Abeshi 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8
Bardhyl Cabiri 2 vjet
Jonida Zeqo 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8
Serafin Papa 1.4 burg
Në total, GjKKO dënon me 31 vite e 8 muaj burg 8 persona të cilët përfituan gjykim të shkurtuar.