Ministrja e Jashtme gjermane dhe Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi në një linjë me qeverinë shqiptare kërkojnë që Serbia të hetojë sulmin e 24 shtatorit. Qëndrimi është linjëzuar nga kryeministri Rama dhe socialistët edhe në pr/rezolutën që kanë dorëzuar në parlament më 2 tetor por kritikuar nga opozita e cila ndryshe nga socialistët por dhe nga Prishtina kërkon hetim ndërkombëtar.

Serbia të hetojë sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici kosovar Afrim Bunjaku” Ky është mesazhi që Berlini, Brukseli dhe Tirana përcollën sot nga ministeriali i ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, vendeve anëtare të procesit të Berlinit si edhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian. Takim përgatitor i mbajtur sot në Tiranë i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Qëndrim është i linjëzuar me atë që kryeministri Rama dhe socialistët kanë paraqitur në pr/rezolutën që kanë dorëzuar në parlament më 2 tetor por kritikuar nga opozita e cila ndryshe nga socialistët por dhe nga Prishtina kërkon hetim ndërkombëtar.

“Serbia që të heqë dorë nga qëndrimet dhe veprimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Republikës së Kosovës, të hapë një hetim serioz e transparent ndaj tërë organizatorëve dhe shkaktarëve të operacioneve ushtarake terroriste ndaj Republikës së Kosovës dhe të dorëzojë kriminelët” thuhet në një nga pikat e pr/rezolutës së PS.

Qëndrimi i qeverisë shqiptare u theksua edhe nga ministri i Jashtëm Igli Hasani në konferencën e përbashkët krah ministres së jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisionerit për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi 

“Ne presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin terrorist criminal të pëfshirë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës dhe lidhjet e këtij grupi me trafikantët e armëve apo individë apo subjekteve të tjera në Serbi apo diku gjetkë” tha Hasani.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët për median shprehën shqetësimin se tensionet mes Kosovë – Serbi, rrezikojnë procesin e Berlinit dhe se palët duhet t’i kthehen dialogut.

Konferenca erdhi pas takimit të ministerialit të ministrave të jashtëm të vendeve  të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe ata të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit. Një takim përgatitor në Tiranë, i cili  i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor

“Presim nga qeveria serbe të hetojë sulmin e 24 shtatorit! Situata është e tensionuar. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë”

Ministrja e Jashtme gjermane bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE./

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1001771854430627