Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaron se Izraeli është “në luftë” me militantët e Hamasit që kontrollojnë Rripin e Gazës. Deklarata u e kryeministrit Netanyahu u bë në një fjalim televiziv pas sulmit të paprecedentë në shkallë të gjerë, nga toka dhe nga ajri, që grupi palestinez Hamas ka ndërmarrë ndaj Izraelit prej mëngjesit të së shtunës, (ora 07:00 e 7 tetorit 2023)
Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, që e kapi befasisht Izraelin dhe përveç mijërave raketave të lëshuara edhe njerëz të armatosur depërtuan brenda kufirit të fortifikuar të vendit në 21 lokacione në Izrael. Deri më tani raportohet për 40 të vdekur dhe 740 të plagosur dhe 33 persona të marrë peng.
“Ne jemi në luftë”, Jo në një ‘operacion’, jo në një ‘raund’, por në luftë” tha Netanyahu.
Më shumë se 5000 raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës drejt Izraelit thanë grupi palestinez Hamas. Komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammad Deif, njoftoi fillimin e operacionit në një transmetim në mediat e grupit, duke u bërë thirrje palestinezëve kudo që janë të luftojnë.
“Kjo është dita e betejës më të madhe për t’i dhënë fund pushtimit të fundit në tokë. Ne kemi vendosur t’u japim fund të gjitha krimeve të okupimit” tha ai, duke shtuar se ishin hedhur 5000 raketa mbi Izraelin.
Nga ana tjetër Kryeministri Izraelit urdhëroi gjithashtu ushtrinë të pastrojë qytetet nga militantët e infiltruar të Hamasit dhe Jeruzalemi po përgjigjet me sulm ajror.
Mediat izraelite raportuan se personat e armatosur kishin hapur zjarr ndaj kalimtarëve në qytetin e Sderot, në jug të Izraelit, dhe pamjet që qarkullonin në mediat sociale dukej se tregonin përleshje në rrugët e qytetit si dhe persona të armatosur me xhipa që enden nëpër fshat. Mediat palestineze raportuan gjithashtu se një numër izraelitësh ishin zënë rob nga luftëtarët. Sulmi u përshëndet nga Irani dhe grupi militant Hezbollah, ndërsa u dënua gjerësisht nga diplomacia perëndimore.
Shpërthimi i fundit i madh i dhunës midis Izraelit dhe Hamasit ndodhi gjatë luftës 10 ditëshe në vitin 2021.