Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, që e kapi befasisht. Përveç mijërave raketave të lëshuara nga Gaza për herë të parë njerëz të armatosur të Hamasit me makina, motorë dhe deltaplan arritën të kalojnë kufirin e fortifikuar që ishte ndërtuar nga Izraeli dhe rrethonte Rripin e Gazës. Në atë zonë në rrethana normale nuk ishte e mundur që palestinezët e Gazës të bënin një hap, por të gjitha skemat e mbrojtjes izraelite – të cilat ishin të fortifikuara prej 2007 – u shembën.
Ende nuk është e qartë si skuadrat kanë arritur të kalojnë kurifin por militantët e Hamasit hynë në 21 lokacione brenda në Izrael dhe vranë e shkaktuan terror mes civilëve.
Deri më tani raportohet për 100 të vdekur dhe 900 të plagosur dhe dhjetra persona të marrë peng.
“Ne jemi në luftë”, Jo në një ‘operacion’, jo në një ‘raund’, por në luftë” tha Netanyahu.
Mediat izraelite raportuan se personat e armatosur kishin hapur zjarr ndaj kalimtarëve në qytetin e Sderot, në jug të Izraelit, dhe pamjet që qarkullonin në mediat sociale dukej se tregonin përleshje në rrugët e qytetit si dhe persona të armatosur me xhipa që enden nëpër fshat. Mediat palestineze raportuan gjithashtu se një numër izraelitësh ishin zënë rob nga luftëtarët me qëllim që të këmbehen me të burgosurit.
Më shumë se 5000 raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës drejt Izraelit thanë grupi palestinez Hamas. Komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammad Deif, njoftoi fillimin e operacionit në një transmetim në mediat e grupit, duke u bërë thirrje palestinezëve kudo që janë të luftojnë.
“Kjo është dita e betejës më të madhe për t’i dhënë fund pushtimit të fundit në tokë. Ne kemi vendosur t’u japim fund të gjitha krimeve të okupimit” tha ai, duke shtuar se ishin hedhur 5000 raketa mbi Izraelin.
Nga ana tjetër Kryeministri Izraelit urdhëroi gjithashtu ushtrinë të pastrojë qytetet nga militantët e infiltruar të Hamasit dhe Jeruzalemi u përgjigj me sulm ajror në Gaza. Dhjetëra avionë luftarakë izraelitë kanë kryer operacione mbi Gaza, përderisa zyrtarët izraelitë deklaruan se kanë shënjestruar caqe ushtarake dhe qendrat e komandës së Hamasit.
Gati 200 palestinezë kanë mbetur të vrarë dhe 1600 të plagosur nga kundërsulmi ajror i Izraelit në Rripin e Gazas.
Sulmi vjen në kohën kur në Izrael po shënohet një festivali fetar bebrej.
Gjatë një adresimi televiziv, ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, tha se Hamasi ka bërë “një gabim të madh” dhe u zotua se “shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”.
Sulmi u përshëndet nga Irani dhe grupi militant Hezbollah, ndërsa u dënua gjerësisht nga diplomacia perëndimore.