Unë jam këtu për të fol me qytetarët dhe për qytetarët dhe jo për telenovelat që i kanë lodhur njerëzit prej dy vitesh”.

Kështu është shprehur nga Fieri kreu i demokratëve Lulzim Basha. Kryedemokrati ndodhet në Fier që prej mëngjesit të sotëm ku është takuar me qytetarë e sipërmarrës, ku është fokusuar te situata ekonomike e përkeqësuar dhe emigrimi si një plagë shoqërore që po zbraz vendin.

Pyetjes sa ka ndikuar përballja Berisha-Basha në ndarjen e demokratëve, Basha është shprehur se fokusi i takimeve në mbarë vendin është për t’u dhënë zgjidhje reale problemeve madhore me të cilat po përballet vendi dhe “kjo është strategjia jonë për të qenë një shpresë e shqiptarëve”.