Dy vëllezër nga Fieri janë vënë në pranga, pasi kultivonin bimë kanabisi në oborrin e banesës së tyre dhe më pas e përgatitnin në doza këtë lëndë narkotike për të shitur.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit I. H., 49 vjeç dhe G. H., 44 vjeç (vëllezër).

Gjatë kontrolleve në banesën e tyre, në fshatin Mbyet, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe cannabis sativa, të ndara në rreth 90 doza të gatshme për shitje, si dhe një armë gjahu që posedohej pa leje. Në vijim, gjatë kontrolleve në afërsi të banesës, u gjetën të kultivuara 40 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndëve narkotike dhe arma e gjahut, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.