SPAK ka konfirmuar pasuritë e disa personave, të ardhurat e të cilëve vinin nga aktivitete të paligjshme. GJKKO ka konfiskuar pasuritë e xhaxhait të ‘Ben Qimes’ (Arben Isufajt), Ahmet Isufaj.

Isufajt i janë sekuestruar 1 ndërtesë, 1 truall, një dyqan dhe një makinë.

SPAK ka konfiskuar edhe pasuritë e Lulzim Tafës, i dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje, të Lulzim Zefit i dënuar për trafik kokaine dhe i dënuar në Angli me 12 vite burg.

SPAK ka sekuestruar gjithashtu pasuritë e belgut, Dries Lonneux, i akuzuar në Belgjikë për trafik droge.

Pasuritë e konfiskuara të xhaxhait të ‘Ben Qimes’: 

1.Pasuri e paluajtshme e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe 529.40m², (kompleks shërbimesh Bar-Restorant, Lavazh, Parkim, i cili ndodhet në Sheq i Madh-Fier, në pronësi të shtetasve Ahmet Ferit Isufaj dhe Mariana Shyqyri Isufaj;

2.Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, me nr.pasurie 8/538, me sipërfaqe 1580 m², mbi të cilën ka ndërtuar një objekt me sipërfaqe 1200 m², (Dyqane), e cila ndodhet në Sheq-Fier, në pronësi të Amarildo Ahmet Isufaj;

3.Pasuri e paluajtshme e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 55.16 m², (nga të cilat 16.56 m² ambient i përbashkët), në pronësi të shtetases E. Bregu (Isufaj), e cila ndodhet në lagjen “1 Maji” – Fier, nr.13, kati i I-rë;

4. Automjet tip “AUDI A4”, me targë AB902AA, me numër shasie ËAUZZZ8KX9A022809, ngjyrë e gri e errët, në pronësi të shtetasit Amarildo Ahmet Isufaj;