Tashmë gjyqi ndaj Fatmir Mediut, ish ministri i Mbrojtjes në kohën kur ndodhi shpërthimi në punishten e demontimit të municioneve në Gërdec ka hyrë në fazën e pyetjes së dëshmitarëve.

GJKKO ka pranuar që të thërrasë 71 dëshmitarët e SPAK mes tyre dhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtjëse. Por në listën e fundit ka përjashtuar disa personalitete të huaja pasi dëshmia e tyre nuk do të ndikonte në gjykim.

Në një intervistë dhene  për Report Tv Dorian Matlija, avokati që përfaqëson familjet e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, vë theksin tek zbardhja jo vetëm e rolit të Fatmir Mediut por dhe të gjithë përgjegjësve në këtë ngjarje që u mori jetën 26 viktimave të pafajshme dhe qindra u plagosën.

“Dokumentet shkresore kanë zbardhur rolin e Fatmir Mediut. Dëshmitarët që mund të thërrasin mund të  zbardhin detaje pikantet e kësaj historie. Ata dinë lidhjet si funksionoi, kush bëri biznes. Do të ishte mirë të zbardhet e gjithë ngjarja jo vetëm roli i ministrit” thotë Matlija për Report TV

Një nga personat e thirrur është dhe Shkëlzen Berisha. Avokati Matlija në intervistën për emisionin “Sot live në Shqipëri’ thotë se do të ishte e nevojshme që gjatë gjyqit të dëgjoheshin dëshmitarë të cilët do të zbardhin rolin e djalit të ish kryeministrit Sali Berisha.

“Atë e ka thirrur prokuroria. Sipas prokurorisë ai mund të mendohet që të ketë lidhje me ndikimet që mund të ketë bërë në atë kohë qoftë me ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe qoftë me funksionarë të lartë ushtarakë. Në lidhje me këtë funksion do të ishte me interes të dëgjonim dhe dëshmitarë të tjerë që mund të kenë pretenduar që e kanë takuar. Mund të kujtojmë që këta dy persona (Efraim Diveroli, David Packouz) dhe një gazetar i huaj dikur u paditën në gjykatën në Florida se thanë që e kanë takuar. Gjyqi u mbyll në SHBA dhe duket që gjykata u dha të drejtë gazetarit dhe personave se çfarë dëshmonin. Nuk është e pamundur që këta persona të thirren në një moment tjetër. Gjykata apo prokuroria sipas ngjarjeve që zhvillohen në gjykim mund ta shohin të nevojshme ti thërrasin këta persona” thotë Matlija.

Jo vetëm kaq me rëndësi është që të hidhet dritë për të gjithë përgjegjësit

“Kjo nuk është një ngjarje që ka marrë pjesë vetëm Fatmir Mediu por shumë persona. Shumë persona kanë dijeni për të zbardhur ngjarjen. Vërtet ka kaluar shumë kohë por ka një të mirë se  njerëzit mund të mos ndihen nën efektin e presionit që kanë pasur në atë kohë. Ka mundësi të zbardhet të paktën një pjesë e mirë e asaj ngjarjeje. Pjesa që rëndon më shumë tek familjarët veç faktit që kanë humbur njerëzit e tyre është se ende nuk e dinë se çfarë u ndodhi dhe deri ku shkon zinxhiri i fajësisë. Ata nuk e kanë të adresuar çështjen e tyre vetëm tek ish ministri, por dhe nëse ka persona të tjerë pse jo të vendosen para drejtësisë”  nënvizon Matlija.

A duhej të ishte thirrur presidenti i asaj kohe Bamir Topi dhe ish kryeministri Sali Berisha?

Raportet e mbledhjeve janë në dosje. Roli i secilit është zbardhur me shkresa, dhe dëshmitarët janë për të dhënë detaje që nuk janë me shkresa. Nuk është e domososhme të thirret presidenti apo ish kryeministri por përsa kohë pala mbrojtëse kërkoi që të thërrasë shefin e SHISh dhe të Ushtrisë, atëherë patjetër do të lindë nevoja të thirren persona që kanë marrë raportet prej tyre. Pra nëse SHISH i ka dhënë informacion dikujt nuk duhet pyetur vetëm ai por dhe personi që ka marrë informacionin që është presidenti apo kryeministri. Apo nëse do të pyeten ministrat rreth rolit që kanë pasur duhet pyetur dhe kryeministri që ka firmosur VKM mbi të cilin është bazuar procesi. Nëse mbrojtja insiston atëherë duhet të thirren të gjithë. Ne duam që procesi të mos zgjatet shumë. Nëse mbrojtja do të insistojë ta zgjasë do të shkojë dhe drejt thirrjes së këtyre personave pasi do të ruhet standardi.”

GJKKO nuk pranoi listën e dëshmitarëve të familjeve të viktimave të cilat janë palë në proces. Këtë Matlija e quan një hap prapa për gjykatën këtë vendim  por se ata nuk do të ndalen.

 “Shqetësuese është fakti që gjykata nuk pranoi idenë që të thërrasim ne dëshmitarë. Kjo bie ndesh me të drejtat e standardet e njeriut që thotë qartë se këtë të drejtë duhet ta kenë dhe viktimat. Ky është hap prapa në proces por ne nuk do të ndalemi. Ne do të pyesim dëshmitarët e thirrur nga prokuroria por dhe nga pala mbrojtëse” tha Matlija për gazetarin Nertil Agalliu. 

Sipas listës të dorëzuar nga prokurorët e çështjes në seancën e ardhshme më 18 tetor fillimisht do te pyetjen 15 dëshmitarët e pare, që janë nga kyesisht familjaret e viktimave të  tragjedisë ose personat që  janë dëmtuar prej saj, nisur nga Zamira e Feruzan Durda.