Maluma dhe partnerja e tij, Susana Gomez së shpejti do të bëhen prindër.
Këngëtari ndau lajmin e ëmbël me ndjekësit sipas mënyrës së tij, nëpërmjet këngës. Artisti publikoi sot “Procura” dhe videoklipi është historia e dashurisë mes tij dhe Susana.
Në fillim, çifti shijojnë udhëtimet me njëri-tjetrin, ndërsa në pjesën e dytë tregojnë para kamerave momentin kur mësojnë për shtatzëninë. Në videoklip shfaqet një eko e bebes dhe më pas, pranë miqve të ngushtë zbuloi gjinia. Maluma dhe Sasana janë në pritje të një vajze!