Ish-kryebashkiaku i Durrësit ka kundërshtuar masën e sigurisë “Arrest me burg” të dhënë nga Apeli i GJKKO
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i arrestuar për “shpërdorim detyre”, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm që la të pandryshuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Shorti ka caktuar si gjyqtar relator Ilir Pandën dhe pritet nga ky i fundit caktimi i datës për shqyrtimin e kërkesës.
Vangjush Dako u arrestua më 6 Qershor me urdhër të SPAK. Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.
E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.