Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira të përkohshëm.

Më të dukshme shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjellë edhe rrebeshe. Parashikohet që edhe pasditja të mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe shirave afat-shkurtër.

Po ashtu, prezente do të jenë gjithashtu, stuhitë e forta të erës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.

Era do të mbetet problematike me shpejtësi deri në 80 km/h nga drejtimi sërish Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 7 – 8 ballë.