Nën masë sigurie detyrim paraqitje për aferën e ‘Partizanit’, reagon për herë të parë Sali Berisha
Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi GJKKO ka firmosur ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për aferën e  ish kompleksit Partizani. Me zë të vobektë Berisha akuzoi Ramën ndërsa për masën e sigurisë tha se është në shkelje të kushtetutës. Ai foli per Edi Ramen

“Sali Berisha i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton. Afera McGonigal afera e djegësve e e Butrintit. Edi Rama pasi ka humbur mandatin e deputetit siç thotë kushtetuta me tenderat që ka fituar në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet. Me tenderat që ka fituar fangu apo burri i motrën së Linda Ramës. Ai nuk është më deputet  i Kuvendit. Edi Rama pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve dhe bëri. Ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të akuzuar për fshehje dokumentesh dhe manipulim dosjesh për të lëshuar urdhër në kundërshtim me kushtetutën, nenin 73 të saj i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë lëvizje nuk mund të cënohet pa miratim të parlamentit.”

“Zgjedhësit sot ndihen më Sali Berishë në kurrë. As kufizimi im për të lëvizur në Europë nuk mund të ndodhë pa miratimin e komisioneve përkatëse parlamentare. Prokuroria seksion I PS-së, mund të marrë çdo vendim.Akuzat janë pa bazë dhe sulme të ulëta të mirëfillta politike të Edi Ramës dhe jo vetëm atij.”

Berisha në konferencë tregon pse e akuzojnë.

“As kufizimi im për të lëvizur në Shqipëri. Unë jam deputet dhe kam të drejtë të takoj zgjedhësit.

Zgjedhësit sot ndihen më Sali Berishë në kurrë. As kufizimi im për të lëvizur në Europë nuk mund të ndodhë pa miratimin e komisioneve përkatëse parlamentare. Prokuroria seksion I PS-së, mund të marrë çdo vendim.

Ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash. Ndërsa dhëndri im është ndaluar sot në aeroport tek priste të shoqen që kthehej nga jashtë. U ndalua pa u marrë kurrë në pyetje nga asnjë prokuror apo gjykatës. Akuzat janë pa bazë dhe sulme të ulëta të mirëfillta politike të Edi Ramës dhe jo vetëm atij.” thotë Berisha.