Drejtori i AMP-së, Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen. Mesohet nga mediat qendrore se se sot pas mbledhjes së mëngjesit Veliu i ka raportuar vartësve të tij se nuk do të jetë më drejtues i tyre.
Deri më tani janë të paqarta arsyet që e kanë detyruar ish-kryepolicin për të dhënë dorëheqje nga detyra. Për largimin e tij nga ky post nuk ka asnjë njoftim zyrtar as nga vetë Veliu dhe as nga AMP apo Ministria.
Ardi Veliu u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022, pas lirimit nga detyra si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Veliu më herët ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.