Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi ndodhen në ambientet e GJKKO-së në seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë në kuadër të hetimit për aferën e privatizimit të ish klubit Partizani. Seanca u shty me dy orë duke iu dhënë kohë avokatëve që të njihen me dosjen.
Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri. Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milionë euro.
Lajmi ne perditesim,,,,,