Sali Berisha pranon veprimet ligjore të ndërmarra gjatë kohës së qeverisjes së tij, të cilat sipas SPAK kanë favorizuar si fitues dhe dhëndrin e Jamarbër Malltezin në privatizimin e kompleksit Partizani.

Por Berisha justifikohet duke thënë se reformat në ligje që ka ndërmarrë ishin për të mirën e pronarëve dhe një ndër ta ishte dhe dhëndri.

“Këtë do ta bëja 1 mijë herë.  Këta 64 pronarë kanë përfituar 80 mijë euro ndërkohë që qindra mijëra pronarë të tjerë përfituan 30 – 40 milionë euro. Atëherë çfarë të bëja.  Të ndërprisja reformën apo ta përjashtoja?!  Qindra mijëra pronarë të tjerë kanë përfituar 30 – 40 milionë euro! Çfarë të bëja, të bëja një ligj të tillë që ju që jeni bashkëpronar me dhëndrin tim nuk do të përfitoni. Nuk kisha alternativë këtu. Ose të bëja ligjet e reformave, ose të mos i bëja fare ose të përjashtoja këta. Ka logjikë njerëzore? Askush në botë nuk mund ta thotë. Kjo është e gjitha.”

I bindur në tezën e tij, të cilën e thotë para gazetarëve por refuzon ta bëjë në gjykatë ku dhe thirrur, Berisha shkon më tej kur thotë se me ligjin e sportit nuk kishte favorizuar pronarët por sportin.

“Unë absolutisht i qëndroj. Të akuzosh për korrupsion se ke favorizuar, ndërkohë unë kam defavorizuar me ligj dhe kam favorizuar sportin. Unë me ligj kam defavorizuar pronarët dhe kam favorizuar sportin. Ata që pretendojnë se do të quajnë reformat korrupsion tregojnë imoralitet të plotë”