Në Gjykatën e Posaçme pritet të mbahet sot seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën ‘korrupsion pasiv’ në çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’. Seanca do të mbahet në orën 14:30, por edhe sot pritet që ish-kryeministri Sali Berisha të mos jetë prezent, por të dërgojë dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi siç bëri ditën e djeshme. 

Para mbajtjes së seancës, Berisha doli në një konferencë për shtyp dhe sulmoi prokurorët e gjyqtarët që kanë në duar çështjen Partizani, duke thënë se janë të lidhur me George Soros dhe me pushtetin kriminal të Edi Ramës. 

Nëse një familjar i imi ka përfituar 1 metër katror në kundërshtim me ligjin atëherë janë përgjegjës. Të thuash se ku i mori paratë që hyri me 113 metër tokë dhe doli me 5 mln siç bëjnë organet e Soros dhe skapistët e Edi Ramës, do të thotë të mashtrosh në mënyrën më groteske”, tha Berisha. 

Nga ana tjetër, mbrojtësit ligjorë të Berishës deklaruan dje se kanë paditur gjyqtaren Irena Gjoka për ‘shpërdorim detyre’ duke kërkuar përjashtimin e saj, por gjykata nuk e konfirmoi dorëzimin e kësaj kërkese. Vetë Berisha nuk di t’i përgjigjet kësaj çështjeje duke thënë se nuk është në dijeni nëse është depozituar padia. 

A kanë depozituar apo jo s’di të them se nuk kam pasur komunikim. Kërkesa është realë, ajo do përballet me të gjithë procesin ligjor. Ka shkelur kushtetutën.

Në këtë betejë me drejtësinë, Berisha do të përfshijë edhe partinë e tij. Sot ai pritet që të mbledhë Kryesinë e Rithemelimit, ndërsa të premten do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Rithemelimit