Mbrojtja e Sali Berishës dhe djali i ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha, kanë sulmuar avokatin e përcaktuar nga shteti Artan Simoni, i cili do të jetë përfaqësuesi i ish-kryeministrit në GJKKO, pasi Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi u larguan nga seanca.

Në një reagim në rrjetet sociale ku ka ripostuar shkrimin e Artan Simonit për Sali Berishën, Shkëlzen Berisha thotë më ironi se në vend të tij duhet të ishte caktuar Taulant Balla, pasi njeh dosjen.

“Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishën! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen!”-shkruan Shkëlzen Berisha.