Mbrëmjen mes të shtunës së 28 Tetorit dhe të dielës së 29 Tetorit do të kalojmë në orën dimërore. Në orën 03:00 akrepat do të shkojnë 60 minuta prapa duke na lejuar të flemë një orë më shumë.
Ora dimërore do të qëndrojë në fuqi deri fundjavën e fundit të muajit Mars, e dielë 31 Mars, kur do të kthehet sërish ora ligjore, e cila që për herë të parë u vendos për të kursyer energji elektrike.
Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70 me shpjegimin se me këtë “zgjatje” të ditës, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.
Kujtojmë se në vitin 2018 pati diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Evropian ku u la në dorën e qeverive të shteteve përkatëse që të vendosin se cilën orë do të mbajnë.