Në zonat minoritare u kremtua sot (28 tetor) festa kombëtare e Greqisë, ku mori pjesë dhe zv/ministri i jashtëm grek, Jorgos Kotsiras. Ai kërkoi bashkëpunim nga qeveria shqiptare për çështjen Beleri, me qellim qe te mos ndikoje negativisht në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Beleri ka te drejte te betohet si kryetar i bashkisë Himarë”, theksoi Kotsiras.

Paraditen e sotme në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë u zhvillua ceremonia në nderim të JO-së së Greqisë kundër fazhizmit italian, që përkujton 28 tetorin e 1940-ës kur nisi lufta italo -greke. I pranishëm në ceremoni, zv/ministri i jashtëm grek përsëriti qëndrimin e Greqisë për çështjen Beleri.

“Ashtu siç është diskutuar marrëveshja dy palshe për eshtrat, të njëjtin bashkëpunim kërkojmë për çështjen Beleri, me qëllim që të mos vazhdojë të ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes dy vendeve, siç është theksuar nga kryeministri Mitcotakis, Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryetar i bashkisë së Himarës, e drejte që buron nga Kushtetuta  dhe është absolutisht korrekte me të drejtën evropiane. Greqi mbështet në mënyrë të palëkundur hyrjen e Shqipërisë në BE por kjo nënkupton respektimin e shtet ligjor”, tha Jorgos Kotsiras.

Më tej diplomati grek Jorgos Kotsiras dhe konsullja e përgjithshme shkuan në Bularat ku vendosën lule ne varrin e Konstantinos Katsifas. Me dhjetera peligrinë u mblodhën sot në fshatin Bularat për të përkujtuar 5 vjetorin e vrasjes së ekstremistit Konstatinos Kacifas ndërsa në kishën e fshatit u mbajt një meshë për nder të tij.

Para varrit te birit te saj, e ëma e Katsifas nuk ka kursyer anatemimet ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Kostandini është një yll i Vorio Epirit edhe pse Rama nuk do të mundet të burgosë një komb. Heronjtë nuk burgosen. Kostandini na jep forcë nga qielli. Të gjithë deputetët janë të paaftë që harruan trimat që ranë për liri”.

Si u vra Kacifas

Ekstremisti  Kostandin Kacifas vdiq më 28 tetor 2018. 35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa  ditën e festës kombëtare greke, që përkujton fillimin e luftës me Italinë, qëlloi me kallashnikov ndaj një patrulle policie që ndodhej në fshat duke rrezikuar jetën efektivëve, që fatmirësisht shpëtuan.

Pas lokalizimit nga policia në Bularat, Kacifas nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta. Ekspertiza e mjekëve ligjorë e 2011 nxorri në konkluzionin se Kacifas ishte vetëvrarë dhe sipas ekspertizës mjeko-ligjore, asnjë armë e forcave RENEA nuk e kishte qëlluar

Vdekja e tij solli jo pak tensione me Greqinë, ndërsa familjarët e 35-vjeçarit ngritën një sërë pretendimesh për këtë çështje.