Studentët e mjekësisë janë kthyer në auditor pas rreth një muaji protesta e bojkot të mësimit.

Sipas burimeve, nuk do të ketë penalitete për studentët deri në daljen e vendimit. Gjithashtu orët e humbura do të zëvendësohen, ndërkohë që kërkohet një takim me ministren e Mjekësisë, Albana Koçiu.

Që prej fillimit të vitit të ri akademik, auditoret e Fakultetit të Mjekësisë kanë qenë pothuajse bosh. Përveç bojkotit, studentët kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku edhe kanë hedhur vezë apo letra higjenike, ndërsa kërkojnë shfyqëzimin e ligjit që i detyron ata të punojnë të paktën tre vite pas diplomimit në Shqipëri, ose në të kundërt të paguajnë një tarifë të kripur shkollimi.