Seanca parlamentare ka nisur me tensione dhe përplasja verbale ka degjenerauar në përplasje fizike.
Ka qenë deputeti i PS-së Vullnet Sina që është përplasur verbalisht me deptuetët e opozitës duke kritikuar strategjinë që po ndjek ajo për të bllokuar punimet e kuvendit.. Nderkohe deputeti i PD Gledion Nallbati ka tentuar të godasë me grusht deputetin socialist, Vullnet Sina. Pjesë e seancës janë edhe 23 deputetët e përjashtuar, të cilët javën e kaluar bllokuan foltoren, hoqën mikrofonët dhe nuk lejuan ministrat që të ulen në vendet e tyre duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.
Skenari i njëjtë si javën e kaluar nga opozita, ka bërë që të ndërpritet seanca plenare. Ndërsa media është nxjerrë nga salla.
Në nisje të seancës plenare në Kuvend, ka pasur përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës