Gjatë këtij muaji: Eshtë arrestuar 1 shtetas që drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, ✅janë proceduar penalisht 8 shtetas që drejtonin mjetet, pa leje drejtimi, ✅ si dhe janë pezulluar 3 leje drejtimi.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe garantimin e sigurisë së nxënësve (përdorues të rrugës), në mëngjes dhe pas përfundimit të orarit mësimor, Policia Rrugore ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun.

Pas konstatimit të shkeljeve të Kodit Rrugor dhe nëpërmjet përdorimit të mjeteve inteligjente që Policia Rrugore ka tashmë në dispozicion, gjatë muajit tetor 2023:

✅Janë ndëshkuar 765 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

✅Janë ndëshkuar 576 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

✅Janë ndëshkuar 253 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅Janë ndëshkuar 7 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia e Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.