Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe e ka cilësuar si milici fashiste sjelljen e opozitës në Kuvend. Sipas Braçes e gjitha që po ndodh ka të bëjë me raportin e Sali Berishës me drejtësinë. ‘Ky nuk është aksion është një milici fashiste. Të hysh nëpër sallat e komisioneve dhe të merresh me deputetin që ke përballë jo me argument por me dhunë, duke dhunuar fizikisht jemi në nivelin e milicisë fashiste. Imponimi me dhunë përkundrejt deputetëve është fashizëm. E gjithë se çfarë po ndodhte atje brenda, kishte të bënte thjeshte dhe vetëm me raportet e tyre me drejtësinë. Me raportin e Sali Berishës me drejtësinë. Ju thashë se nuk jam në dijeni. Përdorën dhunën mes parlamentit si reaksion apo si gjuhë përmes drejtësisë. Ky nuk është dialog me ne. duhet të dialogojë në gjykatë, i mbrojtur nga avokati i tij dhe jo nga partia e tij. Milici fashiste që kthehen në shërbim të një individi.’- tha Braçe.
Braçe tha se të gjithë këta skenarë janë për të mbrojtur Sali Berishën nga SPAK për aferën e Partizanit. Braçe tha se Gazment Bardhi ka axhendë për t’i shërbyer Berishës dhe nuk po e bën gjithë këtë kaos për të ngritur Komisionet Hetimore, ndërsa i bëri thirrje që të vijë e të ulet në diskutime.
“Keni patur Çuçin këtu të enjën dhe të hënën, ju ka thënë që kemi komunikuar në Konferencën e Kryetarëve. E drejta për të ngritur Komision Hetimor parlamentar, ajo që disponon cilido edhe në shumicë është objekt i komisionit hetimor. Thuaj Bardhit të ulet në tavolinë dhe të diskutojmë për objektin. Nëse se bëjmë këtë nuk ngrihet. Ka që të enjten që u thotë. Nëse Bardhi ka axhendë tjetër, kjo nuk është gjuhë komunikimi me ne, por me prokurorët dhe gjyqtarët e çështjes në SPAK dhe GJKKO, kjo është tjetër histori. S’ka lidhje me kom për komisionet. Politikanët që kanë akuzë në kurriz nuk duhet të përdorin parlamentin, por avokatin për të komunikuar me prokurorët dhe gjyqtarët.
Ka marrë të pandehur dhe ka njerëz në burg, çdo iniciativë që sulmon SPAK, siç u sulmua dje si organizatë kriminale, s’ka lidhje më me komisionet hetimore. Nëse shqiptarët në këtë vend kërkoni që pol të kenë im duke bërë atë që bëhet në atë sallë për tu mbrojtur nga akuzat kriminale nuk u ndihmoj dot, njerëzit që janë në punë të tyre duan që drejtësia të punojë”, tha Braçe.