Ish-kryeministri Sali Berisha tha për mediat se personi i cili shtyu deputetin Ervin Salianjin në sallë ishte i armatosur dhe se për këtë ka prova.
Ai tha gjithashtu se SPAK ishte futur ditën e sotme në parlament dhe e cilësoi atë si një “organizatë kriminale që drejtohet nga Rama”.“Skapi një organizatë e vërtetë kriminale që komandohet nga Edi Rama, është sot në sallën e parlamentit. A ndodhi një krim për SKAPIN aty?
Ju garantoj se kjo betejë pa kthim nuk mund të ndalojë. Ne kemi prova se personi i cili fizikisht u shty dhe u kap me Ervin Salianjin kishte armë. Është me emër dhe me mbiemër, ai kishte armë. Kishte armë nën jelek”,-tha deputeti Sali Berisha.