Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar vunë në pranga shtetasin shtetasin H. Z., 31 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. J., 70 vjeç, të dy banues në Përmet, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK 3 Urat Çarçovë, teksa transportonin disa bagëti të imëta, të pamatrikulluara, që dyshohet se i kishin kontrabanduar nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. R., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 66 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi në banesë, pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.