Rreshjet e dendura te diteve te fundit kane shkaktuar jo pak probleme ne te gjithe vendin por edhe ne Zagori. Shqata Zagoria në një status në rrjetim social Facebook shkruan:/-

Konkretisht aksi rrugor Fusha e Cajupit – Kthesa e Zhejit eshte demtuar rende nga rreshjet dhe eshte pothuajse e pa mundur te kalosh me automjet, qofte ky dhe 4×4. Jemi ne kontakt me Bashkine Libohove per riparimin sa me shpejt te ketij aksi rrugor dhe shpresojme qe ky aks te behet i kalushem sa me shpejt. Per kete arsye, edhe plani qe kishim per te shtruar me beton disa pjese te kesaj rruge, do te shtyhet per t’u realizuar ne nje kohe tjeter me te pershtatshme, dhe jo javes tjeter ashtu sic kishim parashikuar. Shtrimi me beton i pjeseve problematike do te realizohet pasi Bashkia Libohove te beje nderhyrjet e duhura ne kete aks rrugor.