Gjykata e Posaçme dhe Gjykata e Durrësit kishin shpallur moskompetencë për kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Gjykata e Durrësit ia kishte kaluar çështjen për shqyrtim Gjykatës së Lartë dhe kjo e funidt vendosi që do të jetë GJKKO që do marrë vendimin nëse do lirohet ose jo për t’u betuar Beleri. 

Më 26 qershor GJKKO rrëzoi kërkesën e Belerit për leje për t’u betuar. Beleri paraqiti lejen në 3 institucione në SPAK, Drejtorinë e Burgjeve dhe në GJKKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në orën 11.00. GJKKO sqaroi se lejet jepen vetëm në raste vdekjesh, martesash apo provimesh.