Moti ditën e sotme është parashikuar me stuhi shiu. Reshjet kanë nisur që orët e para të mëngjesit. Për shkak të reshjeve ka dalë nga shtrati Përroi i Zmejës në Tarazh dhe janë përmbytur disa banesa dhe një sipërfaqe toke bujqësore. Në Tiranë disa rrugë janë të mbushura me ujë, ndërsa niveli Lanës është rritur. Reshje të shumta shiu kanë përfshirë vendin tonë që prej orëve të para të mëngjesit, duke krijuar kështu edhe problematikat e para.

Në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve ka dalë nga shtrati Përroi i Zmejës në Tarazh dhe janë përmbytur disa banesa dhe një sipërfaqe toke bujqësore. Report Tv sjell pamjet ku duket një rritje e madhe e nivelit të ujit që ka shkaktuar përmbytje të disa banesave. Banorët kanë kërkuar ndihmë nga emergjencat civile

Raportohet se është bllokuar aksi Skuraj-Burrel për shkak të rënies masive të gurëve. Zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile janë në terren.

Në Tiranë reshjet e shiut kanë nisur me intensitet që orët e para të mëngjesit. Për pasojë disa rrugë janë të mbushura me ujë, ndërsa niveli Lanës është rritur në zonën e Pallatit me Shigjeta. Kryebashkiaku Erion Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme.

Në Durrës ka prani të madhe të ujit pranë stadiumit të futbollit ‘Niko Dovana’ dhe te rruga ‘Egnatia’ që të çon në Currila.

Ne Gjirokaster reshjet e shiut nisen rreth ores 11:00 dhe ende nuk jane hasur problematika