Dhjetëra gra kanë dalë mbrëmjen e sotme në protestë për dhunën ndaj 3-vjeçares dy ditë më parë, e cila pati fraktura dhe aktualisht ndodhet në spital.
Për mikrofonin e Euronews Albania, ato shprehen të indinjuara duke thënë se edukatorja duhet të shkojë në burg, ndërsa institucionet përkatëse të mbajnë përgjegjësi.
Ato thonë se dhe nesër do të dali në shesh për të protestuar për dhunën ndaj fëmijëve.
“Unë jam tre herë gjyshe. Kam ardhur këtu dhe jam shumë e indinjuar për fëmijën 3 vjeçar. Çfarë bën sot shteti. Si ky kopsht është pa liçencë. Ku është shteti. Jemi shumë të indinjuar. Ku do rritet fëmija, ka trauma të papara. Ajo të futet brenda. Edukatoret të shkojnë me mend në kokë”
“Insitucionet duhet të jenë përgjegjëse. Duhet të ketë teste për të gjitha edukatoret që merren në punë. Ishte një mjedis shumë i vogël. Opinioni publik duhet të ushtrojë presion ndaj institucioneve arsimore”- u shprehën ata.