Duket se dhuna është e shprehur në institucionet parashkollore.

Një tjetër rast raportohet nga Durrësi.

Mamaja e Soleit 5 vjeç ka rrëfyer se vajza e saj u rrah në shtator dhe madje iu shkulën flokët nga edukatorja.

Vogëlushja shkonte prej tre vitesh ne kopështin privat të quajtur “Kinder” dhe është bërë viktimë e dhunës së edukatoreve disa herë. Rasti i parë i dhunës ndaj Soleit është regjistruar në Korrik, ku edukatore Mirela e këtij kopështi e kishte mbyllur në banjo dhe i kishte shkulur flokët.

Në lidhje me rastin ka vënë në dijeni drejtoreshën e kopështit teksa ajo i ka thënë se në banjë nuk kanë kamera.

Rasti i dytë është regjistruar në Shtator, ku edukatore Adelina e ka qëlluar me shpullë dhe shenjat e dukshme të dhunës kanë shënjuar fytyrën e brishtë të vogëlushes. Mamaja e vajzës është shprehur se ka parë pamjet filmike të kamerave kur ndaj 5 vjeçares është ushtruar dhunë por institucioni nuk i ka lejuar t’i marrë.

Ajo ka vënë në dijeni Danielën, drejtoreshën e kopështit për rastin teksa kjo e fundit i ka thënë se edukatore Adelina është pushuar nga puna. Kjo e fundit i ka kërkuar falje mamasë së vajzës pasi i ka dërguar foton e shenjave të gishtave në fytyrën e vajzës. Pamjet JOQ: