Biznesmeni Fatmir Bektashi, ndërtues i kullave që u ngritën në truallin e ish-kompleksit Partizani, është thirrur për tu marrë në pyetje sot sërish për dy orë e 30 minuta në SPAK bashkë me avokatin e tij. Marrja e deklarimeve të ndërtuesit, është bërë nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët po hetojnë dosjen ndaj Sali Berishës për korrupsion pasiv dhe ndaj Jamarbër Malltezit, për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Prania e tij sot në Spak nuk ka të bëjëtë me rutinën e paraqitjes 2 herë në muaj, por është marrë në pyetje brenda hetimeve. Deri më tani rezulton se Fatmir Bektashi ka dhënë një dëshmi prej 12 faqeve, prej të cilave vetëm pak prej tyre janë bërë publike në Dosjen e shpërndarë.
Bektashi akuzohet se ka hyrë në marrëveshje me Jamarbër Malltezin duke shfrytëzuar ndërmjetësimin e tij me ish pronarët e truallit dhe i ka transferuar dhëndrit të ish kryeministrit rreth 5,4 milionë euro. Bektashi zbatoi masën e sigurisë detyrim paraqitje në SPAK, më 6 nëntor ndërkohë që nuk dha deklarime për median.
Pas 2 orësh e 30 minutash, ndërtuesi Fatmir Bektashi ka dalë nga SPAK ku u mor në pyetje mbi aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Bektashi akuzohet se ka hyrë në marrëveshje me Jamarbër Malltezin duke shfrytëzuar ndërmjetësimin e tij me ish pronarët e truallit dhe i ka transferuar dhëndrit të ish kryeministrit rreth 5,4 milionë euro.