Me fillimin e sezonit të dimrit, problemet e lëkurës së thatë janë gati të shfaqen. Është e rëndësishme ta mbani lëkurën të hidratuar dhe të ushqyer për të shmangur acarimin dhe njolla të thata në lëkurë.

“Sekretet e shërimit të lëkurës së thatë, përtej dietës dhe ndryshimeve të stilit të jetesës. Le të zbulojmë kurat natyrale që mund të bëjnë mrekulli për lëkurën e thatë”, shkroi nutricionistja Anjali Mukerjee teksa ndau disa këshilla, raporton Hindustan Times.

Vaji i aguliçes së mbrëmjes, ai përmban acide yndyrore si acidi GAMMA Linolenik. Vaji i aguliçes është një përmirësues i tonit të lëkurës dhe mund të ndihmojë në luftimin e problemeve të thatësisë.

Shafrani i Indisë, është i ngarkuar me veti anti-inflamatore dhe mund të ndihmojë në zbutjen e kruajtjes dhe thatësisë së lëkurës.

Farat e lirit, përfshirja e farave të lirit pluhur në dietën e përditshme ndihmon në luftimin e problemeve të akneve, ekzemës dhe thatësisë. Vitamina E, është një ilaç i njohur për lëkurën e thatë, ka shkruar nutritionistja.