Moldavi – Shqipëri do luhet nesër më 17 nëntor në orën 18:00, për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E. Ndeshja e parafundit është si një finale për Kombëtaren, që me një pikë siguron kalimi në fazën finale të “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë u nisën mëngjesin e së enjtes dhe mbërritën në Chisinau, teksa trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë para medieve në stadiumin Zimbru. Për trajnerin Sylvinho asgjë nuk ka mbaruar dhe sfida e nesërme është një finale, me katër ekipet e grupit që janë në garë për kalimin më tej.
Barazimi? Në futboll luhet vetëm për fitore, nëse nuk ka një të tillë asnjë prej skuadrave nuk ka qenë e aftë për tri pikë. Ne futemi në fushë për fitore, besoj edhe Moldavia. Për në është një finale. Moldavia është e fortë në shtëpi, ka mundur Poloninë.
Përgatitja? Kemi seriozitet që e përcjellin edhe lojtarët, kemi bërë ndeshje shumë të mirë me Çekinë, por nuk është mbyllur asgjë dhe këtë djemtë e dinë mirë. S’ka asnjë ndryshim përsa na përket ne, për forcën që kemi. Moldavia është e organizuar, ka shumë lojtarë të mirë që luajnë me topin, janë edhe fizikë dhe në fushën e tyre janë të vështirë për t’u mundur, gjë që e kanë treguar.
Një pikë apo fitore në dy ndeshjet e mbetura? Në futboll nuk bëhen llogari, futet në fushë vetëm për tri pikë. Lojtarët janë të ndërgjegjshëm se asgjë nuk ka mbaruar dhe do futemi në fushë vetëm për fitore.
Tanimë që jemi realitet,e bën kjo ndeshjen më të vështirë? Avantazhi që kemi është se jemi në këtë garë dhe gati për t’u kualifikuar. Që në mars isha i ndërgjegjëshëm se kishim një grup të vështirë dhe donim që të vinim në nëntor në këto kushte, por janë katër ekipe në garë për kalimin më tej dhe avantazhi ynë është që kemi më shumë pikë dhe jemi të parët”, tha Sylvinho.
Për kapitenin, ndeshja është e vështirë dhe kërkohen vetëm paraqitje e mirë për të mbyllur llogaritë që në ndeshjen e së premtes, që është e parafundit në grupin E.
“Jemi të vetmit që i kemi mundur? Ka për të qenë ndeshje e vështirë, siç janë të tjerat. Deri në minutën e 60-të, kur bëri Asani supergolin nuk kishim shumë mundësi. Të shkojmë të gjithë në të njëjtin drejtim.
28 vite më parë merrnim fitoren e parë jashtë fushë në Moldavi – Nuk do futemi në fushë për barazim, edhe pse ata janë le të themi “më të dobët”. Ne kemi në mendje vetëm fitoren sepse kemi mentalitetin për mos e nënvlerësuar kundërshtarin”, tha Gjimshiti.
Në grupin E kualifikues, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.
Sa i takon formacionit, Sylvinho ka dilemë në mesin e fushës. Dëmtimi muskular i Asllanit mund të bëjë që Bare të marrë vendin e tij, teksa në mbrojtje rikthehet Ismajli. Duket se braziliani do i besojë sërish Seferit në krahun e majtë të sulmit, duke lënë në stol Uzunin. Pas Moldavisë, Shqipëria pret të hënën e 20 nëntorit në “Air Albania” Ishujt Faroe, për sfidën e fundit kualifikuese në grup.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Bare (Asllani), Ramadani, Bajrami; Seferi, Asani, Cikalleshi Trajner: Sylvinho