Shqipëria po bëhet gati për festën e madhe, atë të kualifikimit për herë të dytë në një event të madh si Europiani. Kuqezinjve u mjafton një pikë për të vendin e parë në grup dhe gjasat janë të mëdha ndaj një rivali si Ishujt Faroe.

Sa i takon festës, Federata Shqiptare e Futbollit ka treguar detajet. Gjithçka nis në orën 17.45 me hyrjen e tifozëve dhe përfundon në mesnatë me fishekzjarre.”Bëhuni gati për festën ! Të gjitha detajet në 𝗣𝗢 𝗞𝗨 𝗞𝗔 𝗦𝗜 𝗧𝗜, 𝗢 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗘̈𝗥𝗜𝗔 𝗜𝗠𝗘”- Shkruan FSHF.