Një megaoperacion antidrogë u finalizua nga policia italiane, e cila goditi një grup trafikantësh droge me kombësi italo-shqiptare.
Operacioni është zhvilluar në zonat midis Ligurias, Sardenjës, Romagnas dhe Abruzzos.
Nga të arrestuarit, 22 prej tyre janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa pjesa tjetër “arrest në shtëpi”.
Referuar mediave italiane, në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Quartu Sant’Elena që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për kokainë.
I njëjti person, sipas hetuesve, ka koordinuar dy grupe të tjera kriminale, një që vepronte në Quartu dhe merrej me trafik droge në zonën e Cagliarit dhe një në Sassari.
Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha droge. Ndërkohë sa i takon identitetit të personave të arrestuar, policia italiane është treguar tejet e rezervuar.