Trajneri Sylvinho kishte grumbulluar 24 futbollistë për dy ndeshjet e fundit kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe në grupin E të Euro 2024. Tanimë braziliani sipas rregullave të UEFA do duhet të ketë 23 emra në dispozicion, me Jon Mersinaj që është “sakrifikuar” dhe do jetë në tribunën e Air Albania për sot kundër Ishujve Faroe.

Nëse tre ditë më parë Arbnor Muçolli u la në tribunë kundër Moldavisë, sot 24-vjeçari i Lokomotivës së Zagrebit nuk do jetë i gatshëm për ekipin.