Nga informacionet e fundit mësohet se në pranga është vënë edhe Jonida Babameto , oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit.

Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për Erzen Breçanin dhe djali i tij Eralbi Breçanin, të cilët akuzohen për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.