Autoritetet greke kanë zbardhur një vrasje të ndodhur më 17 Tetor 2023 në Menidi të Greqisë, ku mbeti i vdekur një 38-vjeçar. Ky i fundit ishte goditur me thikë dhe kishte humbur jetën për shkak të gjakderdhjes.
Por sipas hetimeve të policisë greke, rezulton se autor i dyshuar është një 41-vjeçar nga Shqipëria me iniciale O.Ll., i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të drogës. Viktima, sipas familjarëve, ka qenë përdorues droge.
Kanë qenë dëshmitarë okularë ata të cilët kanë ndihmuar policinë greke të ndërtojë dinamikën dhe të identifikojë autorin.
Sipas 2 dëshmitarëve okularë, viktima dhe 41-vjeçari shqiptar kanë debatuar ashpër për çështje droge. Më pas, autori i goditi me thikë në kofshë, duke i shkaktuar hemorragji.