Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban arrestuan shtetasin I. Gj., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vasil Laboviti”, motomjeti që drejtonte 53-vjeçari, ka aksidentuar një 17-vjeçare (këmbësore), banuese në Gjirokastër, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Po këta specialistë arrestuan shtetasin I. J., 38 vjeç, banues në Përmet, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Çarçovë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kaludh, automjeti që drejtonte 38-vjeçari, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. K., 49 vjeç, banues në Përmet, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, pasi ka vjedhur një biçikletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

-Pasditen e djeshme, dyshohet se për shkak të një defekti në motor, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti i parkuar, në pronësi të shtetasit S. P. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e djegies së automjetit.