Rënia e eurove ka sjellë rënien e eksporteve të prodhimeve të fasonëve në shqipëri. Përmes një konference për mediat ata kërkojnë uljen në bisedime me qeverinë duke shtuar se xhiro ka rënë me 9 milionë euro
Përfaqësuesit e prodhuesve fason përmes një konference për mediet kanë ngritur edhe një herë alarmin për humbjet që kanë si pasojë e rënies së vlerës së euros.
Sipas tyre së pari kjo pasqyrohet me rënien e eksporteve.
“Situata e eksporteve që nga Marsi 2023 me rënie dyshifrore në disa muaj dhe që shkaku kryesor është rënia e pajustifikuar e Euros ose forcimi i çuditshëm i lekut dhe që nuk përkon me rritjen ekonomike ku në tre mujorin e parë rritja 2.7% më e ulëta mbas pandemisë është treguesi më kokëfortë se shumë gjëra nuk shkojnë”
Humbja është rreth 9 milionë euro në muaj”,thanë ata
Zgjidhjen e kërkojnë përmes tryezës me qeverinë.
Që dialogu konstruktiv do mund të na çojë në një zgjidhje të këtij ngërçi dhe të shpëtojë këto vende pune, sepse në të kundërt, përtej mbylljes së bizneseve, do të kemi më të rëndë impaktin social”, theksuan fasonët.
Në deklaratë u shprehën se në çdo muaj po shkurtohen nga 50 punonjës.
Por përjashtojnë mundësinë që ata të angazhohen në turizëm.
“Është e pamundur që punonjësit tanë që në këtë periudhë shkurtimesh të shkojnë e të punojnë në Sarandë, Durrës, dhe ajo që është më e keqja dhe që nuk arrijnë të kuptojnë llogjikën e kësaj, ku punëtorët tanë janë të punësuar 12 muaj në vit”, thanë ata.