Një aksident me pasojë vdekjen e 34-vjeçarit A. Q. ka ndodhur gjatë mesnatës në Sarandë.

Policia bën të ditur se viktima ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor vijon veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Sot, gjatë mesnatës, në rrugën Panorma, Sarandë, shtetasi A. Q., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.